“Dega në Prizren nuk i propozoi, megjithatë u përfshinë emrat e atyre që dyshohen për manipulim me vota”, Totaj kritikon kryesinë e PDK

Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës parashihet të mos jenë përfshirë individët që në zgjedhjet e kaluar janë përmendur në procesin e komprometuar të numërimit të votave. Kjo është konfirmuar edhe sa i përket kandidatëve të mundshëm nga Prizreni. Kryetari i Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj njoftoi se pas konsultimeve të brendshme…

Lajme

13/05/2026 09:26

Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës parashihet të mos jenë përfshirë individët që në zgjedhjet e kaluar janë përmendur në procesin e komprometuar të numërimit të votave.

Kjo është konfirmuar edhe sa i përket kandidatëve të mundshëm nga Prizreni.

Kryetari i Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj njoftoi se pas konsultimeve të brendshme ai dhe kryesia e degës në Prizren kanë reflektuar me përgjegjësi politike e morale.

Kësisoj emrat të cilat u përmendën në zgjedhjet e kaluara në manipulim të votave s’do të jenë më kandidatë.

Duhet përkujtuar që në mesin e emrave të përmendur ishin edhe Nait Hasani dhe Fetah Paçaizi, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Kemi obligim që opinionin publik ta informojmë drejt.

Pas kompromitimit të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet nacionale të Dhjetorit 2025, kryetari i PDK-së z. Bedri Hamza, në një intervistë në TV Klan Kosova, kishte kërkuar reflektim dhe përgjegjësi nga lidershipi i degës së PDK-së në Prizren dhe nga unë si kryetar i saj.

Pas konsultimeve të brendshme, unë dhe kryesia e degës në Prizren kemi reflektuar me përgjegjësi politike dhe morale.

Personat emrat e të cilëve u përmendën në atë proces nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor.

Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave.

Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë garën me përkushtim të plotë dhe kontribut maksimal.

Në vijim, lista e kandidatëve të propozuar nga dega e PDK-së në Prizren:

  1. Faruk Bojaxhiu
  2. Jona Hoxhaj
  3. Shkelzen Kastrati
  4. Endra Luzha
  5. Adelina Beqiri-Minci
  6. Betim Ramadani
  7. Lumnije Rakaj
  8. Xhafer Hoxha
  9. Lajde Kolgjeraj./Lajmi.net/