Vendos goli i Piques, Barcelona mposht Dynamo Kievin

20:35 | 20 Tetor 2021

Skuadra spanjolle ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Barcelona ka arritur të mposht Dynamo Kievin me rezultat minimal 1-0, shkruan lajmi.net.

Vendasit qysh në fillimi ishin më dominues në kërkim të goli të epërsisë.

Pavarësish tentimeve të shumta golin nuk e gjetën deri në min e 36′.

Ishte Gerard Pique ai që shënoi një gol të bukur pas krosimit të Jordi Albas për rezulatin e pjesës së parë 1-0.

Pjesa e dytë ishte më e zbehtë me Barcelonën që luajti më shumë me posedim të topit në mënyrë që të ruante rezultatin, ndërsa urkainasit nuk arritën të tregojnë pothuajse asgjë.

Kështu në fund vendimtarë doli të jetë goli i Piques që i solli tre pikët e para Barçës duke kaluar në pozitën e tretë në grupin E, ndërsa Dynamo Kiev është në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Në duelin tjetër që u zhvilluar nga ora 18:45, Salzburgu arriti të mposht Wolfsburgun 3-1 duke ruajtur pozitën e parë në grupin G. /Lajmi.net/