Vendimi për Kosovën të hënën

FIFA do të vendosë të hënën rreth çështjes së lejimit të ndeshjeve miqësore për Përfaqësuesen e Kosovës. Pavarësisht se Federata e Futbollit të Serbisëv (FSS) ka insistuar se FIFA nuk do të marrë vendim për çështjen në fjalë deri në takimin e radhës të Komitetit Ekzekutiv në mes të marsit, FFK pret të marr lajmin…

Sport

10/01/2014 13:50

FIFA do të vendosë të hënën rreth çështjes së lejimit të ndeshjeve miqësore për Përfaqësuesen e Kosovës. Pavarësisht se Federata e Futbollit të Serbisëv (FSS) ka insistuar se FIFA nuk do të marrë vendim për çështjen në fjalë deri në takimin e radhës të Komitetit Ekzekutiv në mes të marsit, FFK pret të marr lajmin të hënën nga këshilli për çështje urgjente i FIFA’së. “Në takimin e dytë mes krerëve të FSS’së dhe atyre të FFK’së me FIFA’n të dyja palët kanë paraqitur kërkesat e tyre. Dhe, vendimi do të merret të hënën nga këshilli për çështje urgjente”, thuhet në njoftimin e FFK’së. __________________ FIFA shtyn vendimin për Kosovën? Takimi i dytë mes krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), homologëve serb (FSS) dhe drejtuesve të FIFA’së, përfshirë presidentin Sepp Blatter nuk ka sjell ndonjë rezultat të menjëhershëm. Sipas një njoftimi të publikuar nga FSS, pala serbe është ndarë e kënaqur pas takimit, e bindur se FIFA do të marrë vendimin në përputhshmëri me kërkesat e saj. FSS ka njoftuar se përsëriti kërkesat e saj që në rast të lejimit të miqësoreve, përfaqësuesja e Kosovës të luajë pas simbole, e himn dhe me fusnotë në fanellë, duke e kundërshtuar ardhjen e ndonjë shteti si Kroacia për të luajtur në Prishtinë. Pas përfundimit të takimit, krerët e FIFA’së kanë njoftuar palët se vendimi në fjalë do të merret në takimet e radhës mes organizatës. Një komision për çështje emergjente do të takohet të dielën kurse Komiteti Ekzekutiv i FIFA’së në mes të marsit.