Vendi ku pranvera vjen më herët se kudo (Foto)
Pranvera erdhi! Epo kjo është e vërtetë, nëse ju ndodheni në lindje të Japonisë, në qytetin Kawazu, ku pranvera festohet pak më herët më 8000 pemët e saj të qershisë, të cilat kanë shpërthyer në lule njëkohësisht.

Fun
Zakonisht sakura (emri i qershisë japoneze), lulëzon në fund të marsit apo në fillim të prillit, por Kawazu është një vend special, ku lulet e qershisë çelin më herët.
Pemët krijojnë një shfaqje magjike, ku me milion njerëz e vizitojnë këtë vend për të parë nga afër qershitë e lulëzuara, apo për të ndjerë aromën e luleve, përcjell GSH.
Vizitorët e Kawazu gjithashtu mund të lëvizin me një lokomotivë të vogël, që i shëtit ata në një udhëtim përmes aromës së luleve dhe qindra nuancave të rozës.
Natën, pemët ndriçohen nga projektorët dhe reflektimet e tyre e ngjyrosin ujin e gadishullit Izu.







