Vëllaznimi ha dajak në Therandë

Vëllaznimi është përcjell me dajak nga Theranda. Skuadra gjakovare e siguroi rikthimin në elitën e futbollit kosovar, por nuk kaloi aspak mirë në ndeshjen e fundit në Ligën e Parë.

Sport

02/06/2014 16:22

Vëllaznimi nuk ka kaluar aspak mirë në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë. Skuadra gjakovare është përcjellë me dajak në fund të ndeshjes me Ballkanin.

Pas përleshjes së dy futbollistëve, disa shikues u futën në fushë dhe sulmuan futbollistët e Vëllaznimit, shkruan “Zëri”.

Më e keqja, sipas gjakovarëve, ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, kur në drejtim të tyre u hodhën gurë e gjësende të ndryshme, të cilat sollën edhe lëndime, ndërkohë që futbollistët vendas të ndihmuar nga shikuesit i sulmuan futbollistët e Vëllaznimit.

Në këto sulme, më së keqi e pësoi ekonomi Albert Tuna, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.