Vëllai i Dyabala ka një mesazh për Juventusin

Paulo Dybala vazhdon të mos jetë pjesë e formacionit startues të Juventus.

Sport

15/09/2019 11:28

Maurizio Sarri ka zgjedhur që edhe për ndeshjen kundër Fiorentinës, argjentinasin Dybala ta lë në bankën rezervë.

Juve luajti baras 0:0 kundër Violas, për të humbur pozitën e liderit, kurse pas këtij takimi, vëllai i Dybala ka dhënë një mesazh të koduar për Juven.

“Violina nuk luan muzikë të bukur nëse i mungon njëri tel” ishin fjalët e tij, duke aluduar tek Dybala, transmeton lajmi.net.

Dybala mund të fitojë disa minuta nga ndeshja e ardhshme, pasi Douglas Costa, Danilo dhe Pjanic kanë probleme me muskujt. /Lajmi.net/