Vëllai i Armend Dallkut i dhuron vitoren skuadrës ukrainase (VIDEO)
Një tjetër Dallku vazhdon të bëjë histori në skuadrën e Vorsklas në Ukrainë. Armendi ishte një legjendë e këtij klubi, ndërsa aktualisht është vëllai i tij që i mahniti të gjithë.

Sport
Ardin Dallku shënoi golin e fitores për ekipin e Vorsklas në minutën e 91-të të ndeshjes kundër Stal Kamikanses, duke u bërë heroi i ditës. Pavarësisht se luan si mbrojtës, ai gjeti energjitë dhe forcën për të vrapuar në minutën e fundit të ndeshjes duke i dhuruar 3 pikë ekipit të tij. Videon e ka postuar me krenari edhe i vëllai Armendi.
Nuk mungonin komentet dhe lëvdatat nga tifozët e Vorsklas, që e respektojnë shumë ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Ardin Dallku është 22 vjeç dhe luan si mbrojtës.