Velipojë: Peshkaqeni del në breg

Një peshkaqen ka dalë në brigjet e Adriatikut, afër plazhit të Velipojës, paraditen e sotme.

Lajme

31/01/2021 16:36

Peshkaqeni mund të ketë dalë në breg për shkak të dallgëve të shumta si pasojë e motit të keq, në vendin e quajtur, Gryka e Vilunit.

Peshkaqeni është i ngordhur. Ende nuk dihet lloji i tij, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo në brigjet shqiptare.

Më herët, peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit Jon.