Veçoria e re e Facebook që do iu lejojë t’i tregoni simpatisë se po e pëlqeni

Facebook dëshiron që ju t'i tregoni simpatisë tuaj se si ndiheni në lidhje me të.

Auto & Tek

02/05/2019 09:17

Kompania po lanson një tipar të ri, të quajtur “Secret Crush”, i cili do t’i lejojë njerëzit të tregojnë se për kë ndjejnë.

Nëse njerëzit e tjerë thonë të njëjtën gjë për ty, do të ketë një përputhje – dhe të dy njerëzit do të njoftohen, transmeton lajmi.net.

Ky funksion është një pjesë e projektit ‘Facebook Dating’, i cili u zbulua vitin e kaluar dhe u lejon njerëzve të gjejnë fatin e tyre brenda komunitetit të Facebook.

Kjo karakteristikë deri tani ka qenë e disponueshme në Kolumbi, Tajlandë, Kanada, Argjentinë dhe Meksikë dhe tani do të mundësohet në 14 vende të tjera: Filipinet, Vietnam, Singapor, Malajzi, Laosi, Brazil, Peru, Kili, Bolivi, Ekuador, Paraguai, Uruguaj, Guajana dhe Suriname. /Lajmi.net/