Vecino shërohet nga COVID-19
Mesfushori i Interit, Matias Vecino është shëruar nga COVID-19 dhe do bëjë disa testime para se t'i bashkohet grupit.
Sport
Lojtarët e “Neurazzurëve” kanë nisur të shërohen, derisa edhe portieri Samir Handanovic kishte rezultuar negativ, transmeton lajmi.net.
Portieri pritet të rikthehet ndaj Bolognas, derisa Vecino ndoshta do jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Sidoqoftë, dyshja mbrojtëse Stefan de Vrij dhe Danilo D’Ambrosio vazhdojnë të jenë pozitiv dhe qëndrojnë në karantinë./Lajmi.net/