“Veç dal unë qashtu hajt” – Kusari-Lilën “e tradhton” mikrofoni, siklet në tubimin e VV-së
Një moment i sikletshëm i ka ndodhur ish-shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prishtinë. Pas fjalimeve të Arben Vitisë, Albulena Haxhiut e Glauk Konjufcës, radha ishte e Mimoza Kusari-Lilës por atë harroi ta ftoi në skenë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës. Pasi nuk mori ftesë nga…
Lajme
Një moment i sikletshëm i ka ndodhur ish-shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prishtinë.
Pas fjalimeve të Arben Vitisë, Albulena Haxhiut e Glauk Konjufcës, radha ishte e Mimoza Kusari-Lilës por atë harroi ta ftoi në skenë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Pasi nuk mori ftesë nga askush, Kusari-Lila vendosi që të dal vetë në skenë.
“Veç po dal, dal unë qashtu hajt”, u dëgjua duke thënë përmes mikrofonit Mimoza Kusari-Lila.
Pas pak minutave të sikletshme, Glauk Konjufca u rikthye përsëri në skenë për ta përmirësuar gabimin.
“Dola unë me thirrë Mimoza Kusari-Lilën”, tha Konjufca në paraqitjen e tij të dytë në skenë.