Vdiq njeriu me më së shumti tatuazhe në botë (Foto+Video)

Është ndarë nga jeta Tom Leppard, njeriu i njohur për rekordin që kishte vendosur në Librin Botëror të Rekordeve – Guinness, për njeriun me më së shumti tatuazhe.

Fun

18/06/2016 23:06

Rekordmeni unik britanik kishte të mbuluar 99.9 për qind të trupit të mbuluar me tatuazhe, raporton Guinnessëorldrecords.com.

Bëhet e ditur se ai vdiq në moshën 82 vjeçare në një shtëpi pleqsh në Inverness.

YouTube player

I lindur si Tom Woodbridge, Leppard është i njohur për tatuazhet e tij të ngjashme me lëkurën e leopardit. Këto tatuazhe i dhanë atij nofkën “Leopard Man of Skye”.

Famën ai e kishte arritur në vitin 2002 kur kishte vendosur rekordin në Guinness, për burrin me më së shumti tatuazhe në botë.

Por, rekordi i tij është thyer së fundmi nga rekordmeni në fuqi, Lucky Rich, që po ashtu ka 99.9 për qind të trupit të mbuluar, ai e mori titullin për shkak se tatuazhet e tij me ngjyrë të zezë i kishte mbuluar edhe me një tatuazh me ngjyrë të bardhë.

Rich e kishte thyer rekordin në vitin 2011.

243540-guinness-world-record-most-tattooed-man-tom-leppard-from-the-isle-of-skye-scotland-has-99-xlarge-trans-5iueb2zg2-xl6xv2uch5kwf-qa4a2a-7uy8jik9inhk_1466282669-7847999 20160618222720942_1466282693-4812532 20160618222700343_1466282683-1791472 2407504-leopard-man-of-skye-scotland-britain-1993-mandatory-credit-photo-by-ian-waldie-rex-featu-xlarge-trans-k4t3dcdkry-eyjrsnmbg-ttzkrdkonwiob2z6chow7i_1466282673-2548756