Vdes trajneri i njohur francez
Ish-trajneri i Olympique Marseille dhe i Kombëtares së Bregut të Fildishtë, Jean-Louis Gasset, ka vdekur në moshën 72-vjeçare këtë të premte në mëngjes, ka njoftuar klubi i Montpellier. Djali i themeluesit të Montpellier HSC, Bernard Gasset, ishte një figurë e dashur dhe e respektuar në futbollin francez. Gasset, ish-mesfushor që e kaloi të gjithë karrierën…
Sport
Ish-trajneri i Olympique Marseille dhe i Kombëtares së Bregut të Fildishtë, Jean-Louis Gasset, ka vdekur në moshën 72-vjeçare këtë të premte në mëngjes, ka njoftuar klubi i Montpellier.
Djali i themeluesit të Montpellier HSC, Bernard Gasset, ishte një figurë e dashur dhe e respektuar në futbollin francez. Gasset, ish-mesfushor që e kaloi të gjithë karrierën si lojtar te Montpellier, u bë i njohur si ndihmës-trajner i Laurent Blanc te Bordeaux, te Kombëtarja e Francës dhe te PSG.
Blanc dhe Gasset ndërpritën bashkëpunimin në vitin 2016, kur PSG i shkarkoi të dy. Më pas, Gasset hodhi hapin e radhës për t’u bërë trajner kryesor. Ai drejtoi Montpellier, Saint-Etienne, Kombëtaren e Bregut të Fildishtë dhe Olympique de Marseille.
“Les Phoceens” e emëruan atë si zëvendësues të Gennaro Gattusos dy vjet më parë. Pas skadimit të kontratës së tij në vitin 2024, OM nënshkroi me Roberto De Zerbin.
Gjatë sezonit 2024-2025, ai u rikthye sërish te Montpellier, por nuk arriti ta shpëtonte “La Paillade” nga rënia në kategorinë e dytë. Së fundmi, ai punoi si analist për Ligue 1+, kanalin televiziv zyrtar të Ligue 1.