Vdes regjisori i njohur i filmave horror
Herschell Gordon Lewis, regjisori i njohur i filmave horror ka vdekur në moshën 87 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
ShowBiz
Gordon Lewis ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij në Popano Beach, Florida, ka konfirmuar zëdhënësi i tij James Saito.
Gjaku, dhuna dhe lakuriqësia kanë qenë gjërat që më së shumti janë parë në filmat e tij- shumë prej të cilëve ai i ka financuar vetë.
Disa nga filmat me regji të Gordon Lewis janë: “A Taste of Blood”, “The Wizard of Gore”, “Colour Me Blood Red” dhe “Just For the Hell of It”.