Vdes, por kthehet në jetë sapo arrin në morg

Një postier ndërroi jetë për 21 minuta pas një sulmi në zemër, por diçka e pazakontë ndodhi me të.

Fun

24/03/2019 22:14

Joao Araujo u kthye në jetë, ndërsa mjekët po e çonin në morg. Personi, i cili thuhet të ketë qenë 48-vjeçar, humbi vetëdijen në timonin e makinës kur po shkonte të merrte gruan në punë, transmeton lajmi.net.

Pas 6 orësh përpjekje për ta shpëtuar, mjekët konstatuan vdekjen e Joaos.

Por, kur inferimerët po e dërgonin nga reaminiacioni në morg vunë re se trupi i tij po lëvizte.

Pas analizave u zbulua se qarkullimi i gjakut në zemrën e tij u kthye spontanisht.

Mjekët thanë se nuk ka ndonjë  shpjegim të saktë që tregon se çfarë ndodhi me të. /Lajmi.net/