Vdes personi që u lëndua me paragllajd në oborrin e shtëpisë në Istog
Ka ndërruar jetë një qytetar nga Istogu. Vdekja e tij erdhi pasi i njëjti u lëndua sot në Istog derisa po manovronte me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për lajmi.net, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. Syla ka thënë se i ndjeri ishte dërguar…
Lajme
Ka ndërruar jetë një qytetar nga Istogu.
Vdekja e tij erdhi pasi i njëjti u lëndua sot në Istog derisa po manovronte me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për lajmi.net, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Syla ka thënë se i ndjeri ishte dërguar me lëndime të rënda, ku nuk kishte arritur tu mbijetoj plagëve.
“Për fat të keq ka ndërruar jetë, është sjell me lëndime shumë të rënda dhe nuk ka arritur të ju mbijetojë plagëve”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/