Vdes personi i katërt nga gripi i derrit

Konfirmohet vdekja e katërt e personit të infektuar me virusin H1N1, në Kliniken Infektive në QKUK. Bëhet fjalë për një grua nga Komuna e Gjilanit.

Lajme

20/03/2014 11:11

Në Kliniken Infektive në QKUK vdes edhe një pacient i infektuar me virusin H1N1, raporton RTKlive.com

Bëhet fjalë për një grua nga Komuna e Gjilanit, e cila para dy ditësh ishte referuar nga Spitali Rajonal i Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore me shenjat e dëmtimit të rëndë të mushkërive.

Ky është rasti i katërt që këtë vit kanë humbur jetën si pasojë e virusit H1N1.

Lajmin për Radio Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.