Vdes njeriu më i vjetër në botë, kjo ishte mosha e tij
Një pensionist rus, për të cilin pretendohej se ishte njeriu më i vjetër në botë, ka vdekur në moshën 123 vjeç.

Fun
Appaz Iliev, baba i tetë fëmijëve, nga republika e Igushetisë, pranë Gjeorgjisë, tha se kishte lindur në kohën e Carit të fundit rus, luftoi Luftën e Parë Botërore dhe përjetoi Luftën e Dytë Botërore.
Megjithatë, të dhënat në lidhje me të humbën, kështu që mosha e tij asnjëherë nuk u verifikua, transmeton lajmi.net.
Njeriu që kishte jetuar më së shumti më herët, me të dhëna të verifikuara, ishte Sarah Knauss, një grua nga SHBA-të, e cila jetoi 119 vite e 97 ditë.
Sekreti i jetëgjatësisë së tij duket të ishte ngrënia e perimeve të freskëta nga kopshti dhe shmangia e mjekëve e e medikamenteve sa më shumë që ishte e mundur.
Gjithashtu, fqinjtë pohuan se Iliev ishte edhe mjaft aktiv fizikisht. /Lajmi.net/