Vdes një zjarrfikës në Meje të Gjakovës, ishte i përfshirë në aksidentin e rëndë mes dy kamionëve

Një aksident i rëndë mes dy kamionëve ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në fshatin Meje në Komunën e Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Gjakovë, Vlera Krasniqi. Ajo ka thënë se nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor e njëri prej tyre…

Lajme

08/07/2025 21:31

Një aksident i rëndë mes dy kamionëve ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në fshatin Meje në Komunën e Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Gjakovë, Vlera Krasniqi.

Ajo ka thënë se nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor e njëri prej tyre ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK.

“Rreth orës 15:25  në fshatin Meje në komunën e Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku si pasojë e aksidentit, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet tutje në konfirmim.