Vdes një nga tifozët më të ”zjarrtë” të Kosovë, ishte në çdo aktivitet të ”Dardanëve”

Ka ndërruar jetë në moshë të re, një nga tifozët më të zjarrtë të Kosovës, Korab Vllasa. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i tifogrupit ”Dardanët”, Lulzim Berisha, përmes një postimi në Facebook. Korabi vuante nga një sëmundje e rëndë. derisa ishte prezent në çdo aktivitet dhe organizim të Dardanëve. Postimi i plotë:  ”Me…

Sport

03/05/2025 08:50

Ka ndërruar jetë në moshë të re, një nga tifozët më të zjarrtë të Kosovës, Korab Vllasa.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i tifogrupit ”Dardanët”, Lulzim Berisha, përmes një postimi në Facebook.

Korabi vuante nga një sëmundje e rëndë. derisa ishte prezent në çdo aktivitet dhe organizim të Dardanëve.

Postimi i plotë: 

”Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë miku, shoku dhe vëllai ynë i dashur, KORAB VLLASA, pas një sëmundjeje të rëndë.Korabi ishte gjithmonë me ne – në çdo aktivitet, në çdo organizim – pjesë e pandashme e familjes sonë.Ai do të mbetet përherë në zemrat tona dhe kujtimi i tij do të na shoqërojë deri në takimin tonë të radhës.Pusho në paqe, Korab.”, ka shkruar Berisha.