Vdes në aksident gazetarja e “News 24” (Foto)

Gazetarja e televizionit News 24 Enkelejda Skënderasi, ka humbur jetën në një aksident rrugor, teksa ndodhej në krye të detyrës gjatë aktivitetit të “100-vjetorit të Panarit” në Korçë.

Lajme

13/07/2014 17:49

Gazetarja, e cila mbulonte rrethin e Korçës, u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet sëbashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të transmetuar ngjarjen për publikun. 

Fatkeqësisht misioni i saj është ndërprerë, teksa makina me të cilën korrespondentja 29-vjeçare dhe tre kameramanë të televizionit shkonin drejt fshatit të Panaritit, ka dalë nga rruga. (Shqiptarja)