Vdes krijuesi i ‘Ford Mustang’ në moshën 94-vjeçare

Ikona e industrisë së automobilëve, Lee Iacocca, dikur një nga drejtuesit më të lartë të biznesit të Amerikës dhe i njohur për shpëtimin e ‘Chrysler’ nga falimentimi në vitet 1980, ka vdekur. Ai ishte 94 vjeç.

Auto & Tek

03/07/2019 16:58

Ai kishte rol kyç në krijimin e Ford Mustang dhe minibusit Chrysler, transmeton lajmi.net.

Vajza më e re e Icaçkut konfirmoi se ai u nda nga jeta për shkaqe natyrale të martën. Ai ka lënë prapa dy bija dhe tetë nipër e mbesa.

Iacocca filloi të punojë në Ford Motor Company në vitin 1946 dhe u bë një figurë e rëndësishme pas zhvillimit të Ford Mustang – automjeti i parë i këtij lloji. Ai u emërua president i  kompanisë Ford në vitin 1970.

Ai u punësua më pas nga Chrysler Corp në 1978 dhe u bë shef ekzekutiv i kompanisë në vitin 1979. Ai njihet për shpëtimin e firmës nga bankrotimi.

Iacocca i bëri thirrje Kongresit të autorizojë Departamentin e Thesarit që të sigurojë 1.5 miliardë dollarë kredi bankare për Chrysler. Chrysler kishte nevojë për ndihmë, për të mbijetuar përsëri në mbështetje të recesioneve financiare në fillim të viteve 1980. /Lajmi.net/