Vdes “jutuberja” më e vjetër në moshën 107-vjeçare

Një kuzhiniere indiane, e cila fitoi famë me videot e saj në YouTube, ka vdekur në moshën 107 vjeçare.

Fun

05/12/2018 23:57

Gjyshja Mastanamma, njihej për gatimin e shalqirit me “chicken curry” të cilën e përgatiste me veglat bazë, të cilën e shërbente në një lëvore bananeje në stilin tradicional, transmeton lajmi.net.

Ajo ka arritur famë mbarëbotërore falë nipit të saj Karre Laxman dhe mikeshën e saj Srinath Reddy, dy personalitete të YouTube të bazuara në qytetin teknologjik të Indisë – Hyderabad.

Vdekja e saj u njoftua të martën nga faqja e internetit “The News Minute”. /Lajmi.net/