Vdes ish-presidenti i Juventusit, Giampiero Boniperti
Ish-futbollisti dhe presidenti i Juventusit, Giampiero Boniperti ka vdekur në moshën 92 vjeçare.
Sport
Juventusi ka njoftuar publikun që legjenda e klubit, Giampiero Boniperti ka vdekur vetëm disa ditë para ditëlindjes së tij të 93-të, shkruan lajmi.net.
Boniperti ishte pjesë e Juventusit si futbollist nga viti 1946 deri në vitin 1961 ku më pas nga viti 1971 u rikthye në klub, këtë herë si president.
Nën drejtimin e tij, në vitet e 70-ta, Juventusi korri suksese të mëdha duke fituar Scudetto, por edhe Kupën Evropiane, kontinentale dhe ndërkontinentale.
Boniperti ishte i afërt me Juventusin edhe pas largimit të tij, ai ishte pjesë e inaugurimit të stadiumit të ri në vitin 2011./Lajmi.net/
Addio, Presidentissimo.https://t.co/mjKh4ei3Ca pic.twitter.com/p8zVZfooEA
— JuventusFC (@juventusfc) June 18, 2021