Vdes ish-futbollisti rekordmen i Liverpoolit
Ish-lojtari i Liverpoolit, Max Thompson ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqe, shkruan lajmi.net. Ish-mbrojtësi i “Të Kuqve” iu bashkua klubit nga grupmoshat e reja para se të shpërblehej me kontratë profesionale. Ai debutoi në moshën 17-vjeçare në edicionin 1973/74…
Sport
Ish-lojtari i Liverpoolit, Max Thompson ka vdekur në moshën 66-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqe, shkruan lajmi.net.
Ish-mbrojtësi i “Të Kuqve” iu bashkua klubit nga grupmoshat e reja para se të shpërblehej me kontratë profesionale.
Ai debutoi në moshën 17-vjeçare në edicionin 1973/74 në barazimin 1:1 me Tottenham Hotspur.
Në fakt, Thompson mbajti rekordin për lojtarin më të ri debutues te Liverpooli deri në vitin 2010.
“Liverpool FC është thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit Max Thompson. Thompson, dikur lojtari më i ri i të kuqve, ka ndërruar jetë fatkeqësisht në moshën 66-vjeçare” – thuhet ndër tjerash në komunikatë./Lajmi.net/
We are deeply saddened by the passing of former player Max Thompson.
The thoughts of everyone at the club are with Max’s family and friends at this difficult time.
— Liverpool FC (@LFC) June 27, 2023