Vdes Hulk Hogan
Legjenda e wrestlingut, Hulk Hogan, ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Mediat amerikane raportojnë se ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pas një sulmi në zemër, transmeton lajmi.net Hogan ishte një nga emrat më të njohur në historinë e WWE-së, duke u bërë ikonë botërore në vitet ’80 dhe ’90. Ai është dy herë…

Sport
Legjenda e wrestlingut, Hulk Hogan, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.
Mediat amerikane raportojnë se ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pas një sulmi në zemër, transmeton lajmi.net
Hogan ishte një nga emrat më të njohur në historinë e WWE-së, duke u bërë ikonë botërore në vitet ’80 dhe ’90. Ai është dy herë i futur në Hall of Fame të WWE-së dhe ka fituar disa tituj kampioni gjatë karrierës së tij.
Fansat dhe bota e wrestlingut janë në zi për humbjen e një prej figurave më të mëdha të sportit./lajmi.net/