Vdes gruaja që po trajtohej në QKUK pas aksidentit në Vragoli

Një grua ka vdekur dje derisa po trajtohej në QKUK. Ajo ishte aksidentuar më 20 gusht në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Vragoli. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Fushë Kosovë / 20.08.2025-07:10. Me datën 02.09.2025 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar…

Lajme

03/09/2025 09:55

Një grua ka vdekur dje derisa po trajtohej në QKUK.

Ajo ishte aksidentuar më 20 gusht në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Vragoli.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fushë Kosovë / 20.08.2025-07:10. Me datën 02.09.2025 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Viktima ishte aksidentuar me datën e cekur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

Vdekjen e saj mbrëmë e ka konfirmuar edhe shefi i Intensives, Shaqir Uka.

“Fatkeqësisht e lënduara ka vdekur mbrëmë, pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra”, tha Uka.