Vdes gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren
Sot ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare Bashkim Beshi, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prizren.

Lajme
Beshi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, kurse në vitin 2014 e kreu provimin e jurisprudencës.
Nga shkurti i vitit 2011 e deri në muajin qershor të vitit 2017, ka punuar si referent i lartë në Gjykatën Themelore në Prizren, ndërsa më 31.07.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.
U.D Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani, përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluare familjen Beshi.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 25.10.2020 – U.D Kryetari i #GjykatësThemelorenëPrizren Artan Sejrani ngushllon familjen Beshi
E nderuara familje Beshi,
Jemi thellësisht të tronditur me lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, gjyqtarit të respektuar të Gjykatës Themelore në Prizren Bashkim Beshi.
Më lejoni që në emrin tim si U.D Kryetar i gjykatës dhe në emër të gjithë stafit të Gjykatës Themelore në Prizren të ju shpreh ngushllimet më të sinqerta, për ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpuntorët e gjyqtarit Bashkim Beshi.
Gjyqtari Bashkim Beshi ishte shembulli më i mirë, i cili ka dëshmuar se si duhet shërbyer institucionit dhe vendit me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për gjyqtarin Bashkim Beshi. /Lajmi.net/