Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë
Ka ndërruar jetë edhe gruaja që shtiu me armë zjarri dhe la të vdekur mbrëmë një person më Majac të Podujevës dhe plagosi më pas një tjetër dhe veten. Në QKUK ka ndërruar jetë e dyshuara në këtë rast, Ardita Gashi. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ku e njëjta po…
Lajme
Ka ndërruar jetë edhe gruaja që shtiu me armë zjarri dhe la të vdekur mbrëmë një person më Majac të Podujevës dhe plagosi më pas një tjetër dhe veten.
Në QKUK ka ndërruar jetë e dyshuara në këtë rast, Ardita Gashi.
Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ku e njëjta po trajtohej pasi u vetplagos mbrëmë.
Zëdhënësja e QKUK-së Mirrlinda Qyqalla e konfirmoi për lajmi.net duke thënë se pavarësisht tentimeve nga ekipi mjekësor ajo nuk arriti t’u bëj ballë plagëve të marra.
“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja 31 vjeçare ka ndërruar jetë në Q. Emergjente”, deklaroi Qyqalla.
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me armë zjarri të dielën.
I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi.
Deri tani nga Prokuroria nuk janë dhënë detaje në lidhje me arsyen që çoi deri tek kjo ngjarje e rëndë./Lajmi.net/