Vdes djali 15 vjeçar i artistit Nick Cave

Djali 15 vjeçar i muzikantit Nick Cave ka ndërruar jetë pas rënies nga një shkëmb.

ShowBiz

15/07/2015 14:25

Arthur Cave është gjetur me lëndime serioze në një tunel të martën pas dite dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Brighton, Angli.

Ai ka ndërruar jetë më vonë në spital pasi nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra ndërsa vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë, transmeton Lajmi.net.

Në deklaratën e dalë nga familja, Nick dhe Susie Cave kanë thënë: ‘Biri ynë Arthur ka vdekur të martën në mbrëmje. Ai ishte djali ynë i bukur, lumtur dhe i dashur’.(Lajmi.net)