Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës
Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza Kusari-Lila, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur Mimoza Kusari-Lila me anë të një postimi, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Të dashur miq dhe familjarë, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë, Adem Kusari, ka ndërruar jetë sot pasdite,…
Lajme
Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza Kusari-Lila, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Mimoza Kusari-Lila me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq dhe familjarë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë, Adem Kusari, ka ndërruar jetë sot pasdite, pas një sëmundje të shkurtër.
Babi u nda nga jeta ashtu siç jetoi: i rrethuar nga familja me dashuri, me dinjitet, me respekt për jetën dhe për njeriun, që e përcollën deri në frymën e fundit.
Kujtimi për të dhe mësimet që na la Babi do të na shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tonë në këtë jetë.
Për detajet e ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë së shpejti./lajmi.net/