Vdes anëtari i LDK-së, partia shpreh ngushëllime

Dega e LDK-së në Prizren ka ngushëlluar për vdekjen e anëtarit të tyre, Ridvan Hoxha.

Lajme

21/04/2021 12:19

Përmes një telegrami ngushëllimi, LDK thotë se mungesa e Hoxhës do të vërehet në parti, njofton Klan Kosova.

“Ikja jote kaq e papritur na tronditi rënd të gjithëve. Në takimin e fundit të partisë ishe i mbushur me energji e pozitivitet, kërkoje më shumë angazhim të të gjithë neve, e sot paske mbyllur sytë përgjithmonë, duke na lënë të mërzitur e me lot në sy”.

“Do të mbahesh mend për kontributin tënd të madh në jetën publike dhe në arsimimin e brezave. Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazëvendësueshëm. Neve kolegëve do të na mungojnë bisedat miqësore, humori yt i hollë, dashamirësia dhe bashkëpunimi i sinqertë kolegial. Do të na mungojë prezenca jote në takime e aktivitete, do të na mungojnë propozimet, idetë e kritikat tua konstruktive”.

LDK nugëshëlloi edhe komunitetin arsimor ku Hoxha dha kontribut.