“Vdekje e dhunshme”: Dardan Sejdiu tregon si e kishte ndryshuar Kurti deklaratën për rastin Dehari

Dardan Sejdiu, ka treguar prapaskenat e mos pajtimeve e kundërshtimeve të ashpra, që kishte pasur me Albin Kurtin, sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Njëra nga këto situata, sipas Sejdiut, ka qenë në kohën e vdekjes tragjike të ish-aktivistit Astrit Dehari. Thotë se ishin dakorduar paraprakisht për qëndrimin publik që do të mbanin si parti…

Lajme

25/06/2025 09:18

Dardan Sejdiu, ka treguar prapaskenat e mos pajtimeve e kundërshtimeve të ashpra, që kishte pasur me Albin Kurtin, sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Njëra nga këto situata, sipas Sejdiut, ka qenë në kohën e vdekjes tragjike të ish-aktivistit Astrit Dehari.

Thotë se ishin dakorduar paraprakisht për qëndrimin publik që do të mbanin si parti karshi këtij rasti, por se Kurti krye në veti e kishte cilësuar si vdekje të dhunshme, gjatë një interviste televizive.

“Një ballafaqim që e kam pasur unë me [Albin Kurtin] ka qenë intervista e tij në Interaktiv pas vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit, ku ne u dakorduam cili është pozicioni jonë publik dhe ai e ndërroi komplet. Të nesërmen i kam thënë: Me çfarë të drejte ti e ndërron? Dakordim të dal të flas për vdekje të dhunshme, jo cilësim të rastit por llojin e vdekjes ja len prokurorisë dhe organeve hetuese me ardhë te konkluza, sepse kjo atëherë bëhej armë politike jashtëzakonisht problematike. Dhe logjika ishte mos me pru në këtë nivel diskutimin”, tha Sejdiu në Klan Kosova.

Derisa për “ndërhyrjet” e Kurtit në qeverisjen e Prishtinës sa ishin ata në pushtet, Sejdiu thotë se e ka kundërshtuar në po thuajse të gjitha përpjekjet e tij.

“Pastaj kemi pasur edhe diskutime për Prishtinën, në qeverisjen në Prishtinë e kam kundërshtu në 99% të punëve, po ta kishim dëgju Albin Kurtin për Prishtinën ne u deshtë me shku me ua mshelë super marketet njerëzve, me i qitë prej punëve. Në letër more e ka shkru i ke qitë veç 30 prej pune e aty punojnë edhe 600 tjerë”, tha Sejdiu.