Vdekja e akademik Krasniqit, Kurti: E kishim lënë të takoheshim më 15 shkuirt

Kryeministri Albin Kurti i ka ngushëlluar familjet dhe të afërmit e akademik Feriz Krasniqit, pasi ai vdiq dje. Kurti ka thënë se me Krasniqin e kishin lënë të takoheshin më 15 shkurt për ta shënuar 54-vjetorin e e Universitetit të Prishtinës. Kryeministri tutje e ka cilëuar akademik Krasniqin si “shumë të këndshëm në bisedë” e…

Lajme

27/01/2024 13:58

Kryeministri Albin Kurti i ka ngushëlluar familjet dhe të afërmit e akademik Feriz Krasniqit, pasi ai vdiq dje.

Kurti ka thënë se me Krasniqin e kishin lënë të takoheshin më 15 shkurt për ta shënuar 54-vjetorin e e Universitetit të Prishtinës.

Kryeministri tutje e ka cilëuar akademik Krasniqin si “shumë të këndshëm në bisedë” e me “kujtesë të kthjellët”.

“Gjashtë javë më parë, më 17 dhjetor, kur bashkë me Profesor Ferizin i shkuam në vizitë mikut të tij Profesor Minir Dushit, ai mbështetej në bastunin e tij për të ecur dhe mbështetej në kujtesën e kthjellët dhe përvojën e gjatë prej 93 vjeçari për të biseduar. Shumë i këndshëm në bisedë dhe fort dashamirës mes miqsh, Profesor Feriz Krasniqi ishte një nga figurat më të respektuara në botën akademike dhe shkencore në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

“Profesor Feriz Krasniqi e ka nderuar vërtetë Universitetin e Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe gjithë shoqërinë e Kosovës. Ngushëllime familjes Krasniqi, kolegëve dhe miqve të Profesor Feriz Krasniqit dhe gjithë popullit tonë!”, ka shtuar tutje ai.