Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan në duar të policëve, reagon Osmani: Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë – Askush nuk është mbi ligjin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vdekjen e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu në duar të policëve të dielën në Lipjan. Ajo ka thënë se kjo ngjarje është e rëndë dhe tronditëse dhe duhet transparencë e plotë në lidhje me të, shkruan lajmi.net. “Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një…

Lajme

08/07/2025 18:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vdekjen e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu në duar të policëve të dielën në Lipjan.

Ajo ka thënë se kjo ngjarje është e rëndë dhe tronditëse dhe duhet transparencë e plotë në lidhje me të, shkruan lajmi.net.

“Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë.

“Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet mes tjerash në reagimin e Osmanit. /Lajmi.net/