Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Vazhdon situata e rëndë, 21 viktima të reja nga koronavirusi në Shqipëri

17:56 | 25 Shkurt 2021

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 21 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.691 testime, prej të cilave janë konfirmuar 986 raste të reja, ndërkohë raportohet se 849 persona janë shëruar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1.031 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 10.135 vaksinime antiCOVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 nga Vlora, 2 nga Fieri, 2 nga Shkodra, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 104.313 raste, prej tyre 67.158 janë shëruar, 35.419 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1.736 pacientë. /Lajmi.net/