Vazhdojnë telashet për Guardiolan – Man City me mungesë të madhe kundër West Ham

Telashet nuk kanë të ndalur për trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola.

Sport

06/02/2020 21:33

Pas një sezoni mjaft të vështirë, ku nuk kanë pasur gjasa për Premierligën me një super Liverpool, telashet po shtohen për Guardiolan edhe brenda ekipit të Man City.

Para ndeshjes së radhës në Premierligë, Guardiola ka mësuar për një mungesë të madhe që do të ketë.

Raheem Sterling do t’i mungojë skuadrës në ndeshjen e së shtunës, kundër West Ham United, transmeton lajmi.net.

Pas skenimeve që janë bërë, lojtari ka rezultuar me një dëmtim në këmbën e majtë.

Vendin e lojtarit në formacionin startues pritet ta zë Bernardo Silva. Mbetet të shihet se çfarë do të vendos Pep. /Lajmi.net/