Vazhdojnë shifrat e frikshme në Indi, 184 mijë raste të reja me COVID-19

India vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve ditore me koronavirus.

Bota

14/04/2021 09:52

India ka konfirmuar një rekord kombëtar një-ditor të 184,000 rasteve të reja të koronavirusit në 24 orë, sipas shifrave të ministrisë qeveritare, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

Rekordi i mëparshëm ishte 168,900 raste në një ditë të vetme.

Totali i infeksionit të vendit tani qëndron në 13.87 milionë.

Të paktën 1,027 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 172,085. /Lajmi.net/