Vazhdojnë punimet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë
Po vazhdojnë punimet në stadiumin “Liman Gegaj” në qytetin e Malishevës. Punimet në këtë stadium kanë nisur më parë, ndërsa ato po vazhdojnë tashmë dhe kanë nisur të marrin formë. Punimet në stadiumin e Malishevës do të formësojnë atë dhe do të krijojnë kushte më të mira për sportistët. “Punimet që po realizohen në stadiumin…

Sport
Po vazhdojnë punimet në stadiumin “Liman Gegaj” në qytetin e Malishevës.
Punimet në këtë stadium kanë nisur më parë, ndërsa ato po vazhdojnë tashmë dhe kanë nisur të marrin formë.
Punimet në stadiumin e Malishevës do të formësojnë atë dhe do të krijojnë kushte më të mira për sportistët.
“Punimet që po realizohen në stadiumin “Liman Gegaj” për të cilat Komuna e Malishevës është mbështetur nga MKRS, do ta formësojnë atë dhe do të krijojnë kushte më të mira për sportistët”.
“Politikat tona që synojnë rritjen e pjesëmarrjes masive në sport lidhen ngushtë me infrastrukturën sportive. Përmirësimi i saj dhe përkrahja e të rinjve janë ndër prioritetet tona kyçe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Malisheva bën gara në elitën e futbollit kosovar, ndërkaq këtë edicion po luftojnë për mbetje në elitë./Lajmi.net/