Vazhdojnë problemet me lëndime për klubin e Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Arthur, ka të ngjarë të humbasë derbin kundër Torinos pasi kushtet e tij fizike mbeten një çështje shqetësuese për Bianconerët.

Sport

01/04/2021 12:24

Ai humbi gjashtë ndeshje para se të kthehej në aksion, por sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, braziliani nuk është ende 100 për qind i aftë, përcjell lajmi.net.

24-vjeçari ende ndjen dhimbje dhe nuk pritet të luajë në derbin kundër Torinos të shtunën raporton La Gazzetta dello Sport.

Juventus po shpreson që ai të rikuperohet plotësisht për ndeshjen kundër Napolit të mërkurën.

Rodrigo Bentancur dhe Weston McKennie mund të jetë dyshja e mesfushës së Bianconerëve kundër Granata.

Arthur u bashkua me Juventusin në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjanic verën e kaluar. Ai ka një gol në 26 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon./Lajmi.net/