Vazhdojnë pritjet dhe kolonat e gjata në Merdare e te Dheu i Bardhë

Qytetarët janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës.

Lajme

04/08/2019 17:08

Edhe gjatë ditës së sotme, qytetarët janë përballur me fluksin e madh  në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas statistikave të fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shihet se flukti më i madh është në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, shkruan lajmi.net.

Pritjet dhe kolonat më të gjata janë në dalje të Kosovës në pikën kufitare Merdare.

Në këtë pikëkalim kufitar, pritja për në dalje të Kosovës është 1 orë kurse kolona ka arritur deri në 200 metra.

Po ashtu pritje deri në një orë është edhe në hyrje të Kosovës në këtë pikë kufitare, ndërkaq kolona është 190 metra.

Në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonë dhe pritje më të mëdha ka në dalje të Kosovës.

Në këtë pikë kufitare pritja është deri në 50 minuta për në dalje të Kosovës dhe kolona është 90 metra, kurse në hyrje të Kosovës pritja është deri në 30 minuta.

Sipas këtyre statistikave, në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet janë normale dhe nuk ka vonesa më shumë se 10 minuta. /Lajmi.net/