Vazhdojnë ndeshjet në ligat evropiane

Sot zhvillohen ndeshje interesante në ligat evropiane. Takimi hapës i ditës së sotme është ai në mes Everton – Arsenal, shkruan lajmi.net. ‘Topçinjtë’ ndodhen në një formë jetësore këtë sezon, andaj atë seri pozitive kërkojnë ta vazhdojnë edhe sot. Përballë kanë skuadrën e Everton që assesi s’po gjen vetën në Premier Liga. Ndeshja ndërmjet tyre…

Sport

04/02/2023 08:15

Sot zhvillohen ndeshje interesante në ligat evropiane.

Takimi hapës i ditës së sotme është ai në mes Everton – Arsenal, shkruan lajmi.net.

‘Topçinjtë’ ndodhen në një formë jetësore këtë sezon, andaj atë seri pozitive kërkojnë ta vazhdojnë edhe sot.

Përballë kanë skuadrën e Everton që assesi s’po gjen vetën në Premier Liga.

Ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet në ‘Goodison Park’, me fillim nga ora 13:30.

Man United sot pret skuadrën e Crystal Palace, nga ora 16:00.

Në ‘Old Trafford’ pritet të zhvillohet një super ndeshje në mes këtyre dy klubeve.

Liverpool në anën tjetër luan në udhëtim te Wolves, në orën 16:00.

Në La Liga lojë sot zhvillon edhe Atletico Madrid, ata përballen me rivalin e qytetit. Getafe, nga ora 18:30.

Në Serie A, Roma është në aksion ndaj Empolit, në orën 18:00.

Ndeshja ka edhe në Bundesliga, Borussia Dortmund pret Freiburg, nga ora 15:30.

Kurse, në Ligue 1 PSG në ‘Parc des Princes’ takohen me Toulouse, në orën 17:00./Lajmi.net/