Vasili reagon pas akuzave të Tom Doshit
Kryetari grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi.

Lajme
Në një prononcim për mediat, Vasili kërkoi që komploti i pularisë duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, teksa i kërkoi deputetit të PD-së, Sali Berisha të mos nxitohet me deklaratat e tij.
Gjithashtu, Vasili i bëri apel Berishës që të mos ngrohë vezët e krimit.
“Kërkoj që komploti i pularisë së Koplikut të hetohet nga të gjitha organet e drejtësisë. I bëj gjithashtu thirrje Sali Berishës që të mos nxitohet me deklaratat e tij dhe i them që të mos ngrohë vezët e krimit”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.