Varroset shtatëvjeçari që u vra në Zvicër

I është dhënë lamtumira e fundit shtatëvjeçarit nga Lipjani, i cili u vra ditë më parë nga një grua 75 vjeçare në Zvicër

Lajme

23/03/2019 12:58

Ilias Mahmuti, ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi mësimin, kur edhe u pre në fyt dhe në kokë nga gruaja e moshuar, për të cilën po dyshohet se ishte me probleme mendore.

Shtatëvjeçari i cili jetonte me familjen në Bazel të Zvicrës, u varros në varrezat e Gjilanit, në qytetin e nënës së tij.

Policia në Zvicër është duke e hetuar rastin tragjik.