Varrosen vëllezërit që mbetën të vrarë nga dhëndri i tyre në Malishevë
Janë varrosur Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës të enjten e 6 nëntorit. Në pamjet e publikuara nga fshati Mleqan, bëhet e ditur se në ceremoninë mortore morën pjesë një numër i madh i njerëzve, derisa prezente ishte edhe Policia e Kosovës. I dyshuari për vrasjen…
Lajme
Janë varrosur Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës të enjten e 6 nëntorit.
Në pamjet e publikuara nga fshati Mleqan, bëhet e ditur se në ceremoninë mortore morën pjesë një numër i madh i njerëzve, derisa prezente ishte edhe Policia e Kosovës.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë është dhëndri i viktimave, Astrit Isufi, i cili ra në prangat e Policisë mëngjesin e së premtes, derisa mori trajtim në QKUK.