Varane dëshiron transferimin te Manchester United

Sipas raporteve që arrijnë nga Anglia, mësojmë se mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar te skuadra angleze, Manchester United.

Sport

02/03/2015 14:11

E përditshmja angleze, Daily Express ka raportuar se Varane është duke dëshiruar të transferohet te Manchester United.

Trajneri i Unitedit, Louis Van Gaal është shprehur i gatshëm të ofrojë pltoë 41 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit francez.

Përndryshe, për Varanen në garë janë edhedy skuadra tjera angleze, Chelsea dhe Arsenali.

Lojtari është një talent i madh por ende nuk po arrin të sigurojë një vend në formacionin bazë të skuadrës Mbretërore.