Vapa afrikane vazhdon edhe javën tjetër
Vendi ynë gjatë javës së ardhshme do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikan, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu. Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Qytetarët…

Lajme
Vendi ynë gjatë javës së ardhshme do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikan, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.
Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Qytetarët këshillohen që të qëndrojnë të hidratuar dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë periudhës kohore 11:00 deri në orën 17:00.
E hënë
Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14 e 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 33 e 37 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi.
E martë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 e 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 31 deri në 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metra në sekondë.
E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 36 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi një deri në katër metër për sekondë.
E enjte
Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 31 deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.
E premte
Mot do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 31 deri në 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.