Van Persie rehatohet në Man Utd

Robin van Persie dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në Manchester United edhe pas skadimit të kontratës trevjeçare me gjigantin nga Old Trafford. Ylli holandez shkëlqeu në stinorin e tij të parë me Unitedin duke fituar Këpucën e Artë për vitin e dytë të njëpasnjëshëm, derisa ndihmoi skuadrën të triumfojë në Premierligë. Ai arsyetoi vendimin…

Sport

16/09/2013 11:31

Robin van Persie dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në Manchester United edhe pas skadimit të kontratës trevjeçare me gjigantin nga Old Trafford.

Ylli holandez shkëlqeu në stinorin e tij të parë me Unitedin duke fituar Këpucën e Artë për vitin e dytë të njëpasnjëshëm, derisa ndihmoi skuadrën të triumfojë në Premierligë.

Ai arsyetoi vendimin për tu larguar nga Arsenali drejt një tjetër rivali direkt. Dhe, Van Persie ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Old Trafford.

“Kam edhe tre vjet kontratë, por do të më pëlqente të qëndroj edhe më gjatë”, deklaroi 30-vjeçari, gjatë një interviste për MUTV.

“Dua të luaj për sa më gjatë që është e mundur në nivelin më të lartë”, u shpreh ai.