Van Gaal i lodhur nga puna
Louis van Gaal ka thënë se është i “lodhur dhe mërzitur” nga detyra e selektorit të Holandës dhe prmund të pensionohet pas përfundimit të Kampionatit botëror në verë. 62-vjeçari ka thënë se pas vetëm dy vjetësh në post, nuk ndihet më rehat në rolin drejtues të Tulipanëve. “Jam i lodhur dhe i mërzitur si selektor…
Sport
Louis van Gaal ka thënë se është i “lodhur dhe mërzitur” nga detyra e selektorit të Holandës dhe prmund të pensionohet pas përfundimit të Kampionatit botëror në verë.
62-vjeçari ka thënë se pas vetëm dy vjetësh në post, nuk ndihet më rehat në rolin drejtues të Tulipanëve. “Jam i lodhur dhe i mërzitur si selektor pas vetëm dy vjetësh”, deklaroi ai për AD Sporwereld.
“Do të më mungojnë tetë takimet me futbollistët por do të kem kohë për gjëra tjera”, u shpreh ai.
Van Gaal më herët gjatë muajit refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e Tottenhamit pas shkarkimit të Andre Villas-Boas dhe ish trajneri i Bayern Munichut ka thënë se vetëm ndonjë ofertë joshëse mund t’ia ndërrojë mendjen të mos pensionohet këtë vit.
“A jam në kontakt me Tottenhamin? Jo, aktualisht. Do të pensionohem, nëse nuk më ofrohet ndonjë sfidë e madhe”, përfundoi ai.