Van Dijk mbush shpresë tifozët e Liverpoolit
Van Dijk mbush me shpresa Liverpoolin për rikthimin e tij.
Sport
Në ndeshjen e 10 tetorit të këtij viti mes Liverpool dhe Everton, qendërmbrojtësi Van Dijk pësoi një lëndim shumë të rëndë.
Madje është raportuar se ai do të mungojë gjithë sezonin, mirëpo lajmet e fundit nga Daily Mail bëjnë të ditur se rikthimi i Van Dijk këtë sezon, është i mundshëm, transmeton lajmi.net.
Van Dijk personalisht ka shpërndarë një video ku tregon se po punon shumë që të kthehet sa më shpejt që ështe e mundur dhe të mbush hapësirën që ai e ka lënë në mbrojtjen e Liverpoolit.
Këtë sezon Van Dijk ka bërë vetëm 5 paraqitje me Liverpoolin duke shënuar 1 gol.
Edhe pse mungesa e holandezit po shihet nga ndeshja në ndeshje, për kampionin aktual nuk po paraqet ndonjë problem të madh.
Liverpool është kryesues i Premierligës me 31 pikë të grumbulluara pas 14 ndeshjeve të zhvilluara dhe deri tani kanë vetëm një humbje./Lajmi.net/
